Lojtari i Napolit: Vijmë nga vende të vogla si Kosova dhe Maqedonia

Futboll

Lojtari i Napolit: Vijmë nga vende të vogla si Kosova dhe Maqedonia

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:58
Napoli

Napoli arriti të shpallej matematikisht kampion në mbrëmjen e djeshme. Barazimi 1:1 kundër Udineses mjaftoi për këtë ekip që të niste festën e titullit në transfertë.

Mesazhi emocionues ishte ai i mbërritur nga mesfushori Elmas.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut ka treguar shtetet se nga vijnë lojtarët që korën këtë sukses të madh.

“Ne vijmë nga vende të vogla si Maqedonia, Kosova, Gjeorgjia, Nigeria, Sllovakia, Kameruni dhe pjesa tjetër është histori.

Ëndrra e Napolit është bërë realitet”, shkruan Elma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat