Shkupi - Shkëndija, derbi me “rrezik të lartë”!

Futboll

Shkupi - Shkëndija, derbi me “rrezik të lartë”!

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:23
Pamje nga një ndeshje

Të dielën në Çair, me fillim në orën 17:00, luajnë Shkupi dhe Shkëndija, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut.

Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj MPB nuk lejon praninë e tifozëve mysafirë në tribunat e stadiumit.

Në renditjen tabelore, Struga Trim Lum është lidere me 59 pikë.

Shkëndija e ndjek me pesë pikë më pak, kurse Shkupi i treti me 52 pikë, tre javë para përfundimit të sezonit futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat