Rivaldo: Do të ishte mirë që CR7 të kthehet në Real

Futboll

Rivaldo: Do të ishte mirë që CR7 të kthehet në Real

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:17
Ronaldo

“Cristiano Ronaldo do të doja të kthehej në Real Madrid”. Kjo është dëshira e ish-futbollistit brazilian Rivaldo.

Ronaldo duket se dëshiron largimin nga Arabia Saudite dhe rikthimin tek gjiganti spanjoll.

Rivaldo në një intervistë për “AS”, ka thënë se do të ishte mirë për portugezin dhe futbollin që të kthehet në Madrid.

“Unë e kuptoj që kontrata që ai nënshkroi është e domosdoshme, por Arabia Saudite është një vend i mbyllur dhe të luash futboll atje nuk është aq e lehtë sa mendoni”, tha Rivaldo.

“Do të ishte mirë për të dhe për futbollin nëse ai do të kthehej në Real Madrid dhe të përfundonte aty karrierën. Sigurisht që tifozët duhet të kuptojnë se nuk mund të presin gjerat që i kishte bërë ai më parë, por ai ende mund ta ndihmojë klubin të fitojë trofe”, ka theksuar Rivaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat