Rekordet e Napolit si kampion i Italisë

Futboll

Rekordet e Napolit si kampion i Italisë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:18
Napoli

Identifikimi mes klubit dhe qytetit, dashuria dhe pasioni i napolitanëve për ekipin e tyre kalon brez pas brezi.

Një fitore që shkon përtej suksesit sportiv. Napoli është i vetmi qytet i madh në Itali i përfaqësuar nga vetëm një klub në ligën më të lartë kombëtare dhe është i vetmi qytet jugor që e ka fituar atë, së bashku me Cagliarin. Për më shumë se 20 vjet, fitorja e titullit ka qenë pronë e dy qyteteve në veri të vendit, Milanos dhe Torinos.

Nga 119 tituj të dhënë deri sot në Itali, vetëm 4 janë fituar nga një klub nga jugu i Italisë. Skuadra e trajnerit Spaleti përveç titullit kampion të Italisë vendos edhe disa rekorde që do të shkruhen në librin e historisë.

Asnjë skuadër nuk ka patur ndonjëherë një diferencë prej 16 pikësh me ndjekësin e tyre të drejtpërdrejtë.

Napoli kurorëzohet kampion i Italisë pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit duke barazuar Juventus 2018/19, Inter 2006/07, Fiorentina 1955/56 dhe Torino 1947/48.

Titulli vjen në Napoli 33 vjet pas atij të fundit të fituar më 29 prill 1990. Luciano Spalletti-t, iu desh të priste shumë përpara se të arrinte suksesin më të lartë të karrierës së tij në Itali. Me 554 ndeshje në drejtim, ai arrin dhe një rekord tjetër. Bëhet trajneri më i vjetër në moshë në Serinë A që fiton titullin, me 64 vite e 58 ditë.

Vetëm Barcelona me 82 pikë ka arritur shifrën më të lartë në 5 ligat më të mira evropiane. Napoli ka 80 pikë pas 33 ndeshjesh. Napoli është skuadra që ka shënuar më shumë në këtë sezon të Serie A, 24 gola. Një pikë e fortë e Napolit ishin goditjet nga këndi, nga të cilat napolitanët shënuan 17 gola: një rekord në 5 kampionatet evropiane më të mira për sezonin 2022/23 gjithashtu edhe një rekord për vetë kampiontin italian.

Shifra e golave ​të ardhur nga lojtarët e stolit është 14. Vetëm Atlético Madrid ka shënuar 15 në 5 kampionatet e klubeve evropiane që janë ende në vazhdim.

Kontributin më të madh në këtë fitore e ka dhënë padyshim Victor Osimhen, autor i 22 golave. Në shekullin e 21-të, vetëm tre herë skuadra me golashënuesin më të mirë të turneut ka fituar titullin në Itali, përkatësisht Juventusi i Trezeguet në 2002, Milani i Shevchenkos në 2004 dhe Interi i Ibrahimovic në 2009.

Victor Osimhen është lojtari i parë afrikan që shënon 22 gola në një sezon të vetëm të Serisë A.

Këtë sezon ai ka gjetur një partner të mrekullueshëm te Kvaratskhelia, i cili i ka dhënë gjashtë nga 10 asistimet e tij. Një pjesë e madhe e potencialit sulmues të Napolit duhet t'i atribuohet dyshes së tyre sulmuese, të cilët shënuan gjithsej 34 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat