Giroud: Milan, investo tek ky sulmues!

Futboll

Giroud: Milan, investo tek ky sulmues!

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:44
Milani

Milani pret Lazion sot në “San Siro”, përballje të cilën djemtë e Stefano Piolit duhet ta fitojnë për të vijuar të mbetën në garë për kualifikimin në Champions League.

Oliver Giroud ka “harruar” për një moment duelin ndaj bardhekaltërve dhe ka dhënë një koment në lidhje me merkaton.

Duke iu sugjeruar drejtuesve afrimin e Christian Pulisic.

Amerikani, i cili luan si sulmues i djathtë, pozicion ku kuqezinjtë kanë vuajtur vitet e fundit, është nën kontratë me Chelsea deri në verën e vitit 2024.

Giroud e njeh mirë, pasi kanë luajtur së bashku në “Stamford Bridge”.

“Mendoj se të gjithë e pëlqejnë si futbollist. Pulisic është një emër i madh në futbollin europian, kështu që mund të na ndihmonte shumë.

Ai ka aftësi të mëdha, është shumë i talentuar. Si e mbaj mend te Chelsea? Si një djalosh gazmor, buzëqeshja nuk i mungonte kurrë.

Kishim një lidhje të shkëlqyer në fushë, ia dilnim ta gjenim njëri-tjetrin”, theksoi sulmuesi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat