Pesë lojtarë do shiten për t’i bërë vend Messit të kthehet në Barcelonë

Futboll

Pesë lojtarë do shiten për t’i bërë vend Messit të kthehet në Barcelonë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:35
Messi

Lionel Messi, ylli argjentinas mund të rikthehet në skuadrën e Barcelonës dhe kjo pritet të ndodh gjatë afatit të verës.

Sipas Mundo Deportivo ekipi katalunas duhet të shesë pesë lojtarë për t’i bërë vend fituesit të Kupës së Botës gjatë vitit të kaluar me Argjentinën, shkruan Lajmi.net

Emrat që janë përmendur, janë: Franck Kessie, Eric Garcia, Ferran Torres, Marcos Alonso dhe Raphinha.

Kujtojmë që edhe presidenti i La Ligas para disa dite deklaroi se Barcelona duhet të largojë lojtarë për t’i bërë vend Messit, pra krejt kjo për shkak të problemeve financiare që ka kjo skuadër.

Lionel Messit i skadon kontrata në fund të qershorit, ai është në bisedime me Paris Saint-Germain, por situatat e ndodhura së fundi lë të kuptojmë që Messi s’do të vazhdojë më te ekipi parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat