Më shumë fitore për kuqezinjtë

Futboll

Më shumë fitore për kuqezinjtë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:43
Logo e Milanit dhe Lazios

Milani do të presë Lacion në orën 15:00 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve të tyre:

Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (59 nga 169 ndeshje, duke plotësuar tablonë 79 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhëkaltër).

Megjithatë, vetëm një barazim në 11 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “djallit” në Serinë A: 1-1 më 25 nëntor 2018, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 6 suksese kuqezi.

– “Djalli” ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Lacios në kampionat (1H), po aq sa në 10 ndeshjet e mëparshme (4 barazime e po aq humbje).

– Lacio ka mbajtur portën e paprekur në 15 nga 33 ndeshje në këtë kampionat (më pak se 12 të Juventusit), teksa në të gjithë sezonin e fundit të Serisë A bardhekaltrit kishin regjistruar 9 porta të pastra në 38 javë.

– Milani barazoi 1-1 në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (kundër Romës dhe Kremonezes): hera e fundit që kuqezinjtë regjistruan tri barazime radhazi në Serinë A daton në shtator 2018, nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos.

– Vetëm Interi (13) ka shënuar më shumë se Lacio dhe Milani (të dyja nga 17) në 30 minutat e para të lojës në këtë kampionat.

– Që nga zbarkimi i tij në kryeqytet (nga 2016/’17), me Çiro Imobile në fushë, Lacio ka fituar 56% të ndeshjeve të saj në Serinë A, me një mesatare prej 1.9 pikë për ndeshje. Pa sulmuesin përqindja e sukseseve të Lacios në kampionat zbret në 33%, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje.

– Rafael Leao është përfshirë në një gol në të dyja ndeshjet e kampionatit të kaluar kundër Lacios (një gol në “San Siro” më 12 shtator 2021 dhe një asist në “Olimpico” më 24 prill).

– Pas arritjes së suksesit në ndeshjen e fazës së parë kundër Milanit, Lacio mund të fitojë të dyja ndeshjet sezonale kundër kuqezinjve për herë të dytë në Serinë A, pas 1977/’78.

– Bardhekaltrit janë skuadra e vetme kundër së cilës sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç, ka shënuar më shumë se një gol dhe ka dhënë më shumë se një asistim në pesë kampionatet madhore në Europë (2+2).

– Çiro Immobile ka qenë i përfshirë në 9 gola në 8 ndeshjet e tij të fundit kundër Milanit në kampionat (7 gola dhe dy asiste). Megjithatë, sulmuesi ka fituar vetëm tri nga 15 ndeshjet e tij kundër kuqezinjve në Serinë A (B4 H8). Kundër asnjë skuadre që ai nuk ka arritur më pak suksese në turne duke luajtur të paktën 10 ndeshje.

– Luis Alberto ka shënuar 3 herë kundër Milanit në Serinë A. Vetëm kundër Fiorentinës (4) ai ka shënuar më shumë. Pas golit të tij në ndeshjen e parë kundër kuqezinjve, mesfushori mund të shënojë në të dyja sfidat e sezonit kundër një kundërshtari vetëm për herë të parë në turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat