Nuk shënon prej 1 janarit

Futboll

Nuk shënon prej 1 janarit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:24
Chelsea

Raheem Sterling është duke përjetuar një nga sezonet më të dobët në aspektin personal.

Sulmuesi që u transferua te Chelsea në verën e shkuar nga Manchester City nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe deri më tani numëron vetëm katër gola në 24 ndeshje të Premier League.

Madje, goli i fundit në kampionat daton katër muaj më parë kur më datë 1 janar Chelsea barazoi 1-1 në sfidën me Nottingham Forest.

Në një intervistë për Sky Sports, lojtari i kombëtares së Anglisë e pranon se është sezoni më i dobët në karrierë, mirëpo beson se do të rikthehet sërish në nivelet e kohës kur aktivizohej me Manchester City.

“Për mua është një nga sezonet më të dobët sa i takon aspektit personal.

Mund të duket pak e çuditshme, por kjo mund të më shërbejë për mirë sepse më ndihmon të mësoj më shumë.

Ndonjëherë gjithçka duket shumë e lehtë kur fiton dhe vetëm fiton, por në jetë ka edhe sfida të cilat unë dua t’i përballoj dhe nuk fshihem asnjëherë.

Jam i bindur se kjo situatë do të më bëjë më të fortë mua, por edhe të gjithë grupin këtu te Chelsea.

Për mua është shumë e rëndësishme që të tilla sfida jo vetëm në futboll, por edhe në jetë të dish si t’i përballosh dhe si të rikthehesh më i fortë”, u shpreh Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat