Legjenda e Barcelonës mbron Messin

Futboll

Legjenda e Barcelonës mbron Messin

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:44
Messi e Mascherano

Situata e Messit me PSG-në, ka sjellë jo pak polemika dhe së fundmi është edhe legjenda e katalansve, Havier Maskerano ai i cili ka reaguar. Ish-futbollisti i Barcelonës i ka dalë në krah Leo Mesit, duke kritikuar klubin dhe tifozët.

Në një intervistë të dhënë për argjentinasen “D Sports”, Maskerano u shpreh se sjellja e PSG-së dhe tifozëve të saj karshi Mesit nuk është korrekte dhe duhet ndryshuar diçka.

“Pas disa vitesh, PSG dhe tifozët e saj do të pendohen për mënyrën se si ata po e trajtojnë Mesin.

Çdo klub tjetër në botë do të jepte gjithçka sikur ta kishte Messin vetëm 5 minuta ndërsa në Paris, në vend që ta respektojnë dhe vlerësojnë, ata e kritikojnë”, u shpreh Maskerano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat