Klubi i njohur italian rikthehet në Seria A pas një viti

Futboll

Klubi i njohur italian rikthehet në Seria A pas një viti

Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:23
Genoa

Pas vetëm një sezoni në Seria B, Genoa rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, Seria A.

Genoa ia doli që të sigurojë ngjitjen, pasi duke mbetur edhe dy ndeshje nga mbyllja e kampionatit, kjo skuadër ka arritur që matematikisht të blindojë vendin e dytë në renditje, pas Frosinones.

Pas fitores 2-1 ndaj Ascolit këtë të shtunë, takim i vlefshëm për javën e 36-të, Genoa shkoi në kuotën e 70 pikëve, plot tetë më shumë se Bari i vendit të tretë.

Kështu pas një “pushimi” prej një sezoni, Genoa rikthehet për të vazhduar punën në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat