Idrizit i vije keq për rënien e Drenicës

Futboll

Idrizit i vije keq për rënien e Drenicës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 18:01
Idrizi

Trepça ’89 i dha goditjen e fundit Drenicës për mbijetesën në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi i dërgoi ata në Ligën e Parë me fitoren 3-1.

Trajnerit të skuadrës mitrovicas, Shpëtim Idrizi i erdhi keq për këtë fakt, por që fitorja e tyre ka qenë e detyrueshme.

“Duke marrë parasysh kontributin dhe traditën që ka pasur Drenica, mund të them se Drenica nuk e meritoi një gjë të tillë”, ka thënë ai..

“Shpresoj që të rikthehet sa më shpejtë, aty ku e ka vendin”.

“Na pret një sfidë e vështirë sepse Ferizaj po luan brenda shumë kompakt”.

“Synimet tona janë të qarta. Do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv”, është shprehur më tej Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat