Ditëlindja e trishtueshme e Dani Alvesit, ngulmon për pafajësi

Futboll

Ditëlindja e trishtueshme e Dani Alvesit, ngulmon për pafajësi

Më: 6 maj 2023 Në ora: 19:40
Dani Alves

Daniel Alves mbushi 40 vjeç këtë të shtunë në burgun Can Brians 2, në Spanjë, ku ndodhet në paraburgim prej 106 ditësh.

Lojtari brazilian u arrestua në Katalunjë, në janar, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Ish-gruaja e tij, Dinora Santana, fluturoi në Barcelonë këtë javë me fëmijët që ka me ish-in e  Barcelonës dhe pretendoi se Alves është “100 për qind i pafajshëm”.

Bisedimet zhvillohen gjatë natës, Liverpool-Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin

Në fund të prillit, avokatët mbrojtës të lojtarit me më shumë tituj në botë (43) paraqitën një kërkesë për lirimin e tij të përkohshëm, i cili u refuzua nga Ministria Publike spanjolle, duke konsideruar se Dani Alves mund të ikte jashtë vendit  për të shmangur gjykimin.

Ende nuk ka një datë për gjykimin, por lojtari deklaron se nuk është fajtor dhe garanton se marrëdhënia seksuale me të renë ka qenë konsensuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat