Dëmtimi i Leaos fut në telashe Milanin

Futboll

Dëmtimi i Leaos fut në telashe Milanin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:46
Leao

Milani fitoi ditën e djeshme ndaj Lacios me rezultatin 2-0 në “San Siro”, por fitorja e kuqezinjve nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se ylli i skuadrës, Rafael Leao u largua i dëmtuar pas 11 minutash lojë.

Gjendja e tij ende nuk dihet saktësisht, megjithëse trajneri Pioli dhe vetë Leao thanë pas ndeshjes se nuk ka diçka serioze.

Në fakt, drejtuesit dhe tifozët e Milanit shpresojnë në diçka të tillë pasi Leao është një nga futbollistët më protagonistë në skuadrën kuqezi.

Mungesa e Leaos në formacionin e Milanit, ka sjellë rezultate jo të mira në fushë dhe aktualisht, ekipi gjendet para një ndeshjeje shumë të rëndësishme kundër Interit në gjysmëfinalen e Championsit.

Leao ka munguar në dy ndeshje këtë sezon, ndaj Napolit në shtator për shkak kartoni të kuq dhe ndaj Fiorentinës për shkak pezullimi. Të dyja këto ndeshje, Milani i ka humbur me rezultatin 2-1.

Sezonin e shkuar, Leao ka munguar në 5 ndeshje, aty ku kuqezinjtë kanë fituar 2, janë mundur në 2 të tjera dhe njëra ndeshje është mbyllur barazim.

Ka pasur edhe ndeshje kur Pioli e ka aktivizuar nga stoli futbollistin portugez dhe kanë qenë 6 raste. Në 6 ndeshje, Milani ka humbur 4 barazuar një dhe ka fituar një kundër Monzës, ku pikërisht Leao i aktivizuar në të dytën ka arritur të shënojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat