Super goditje për Napolin

Futboll

Super goditje për Napolin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:12
De Laurentiis

Sapo kanë nisur festimet për fitimin e kampionatit të tretë në histori të Napolit, por në prapaskenë klubi i ri kampion italian ka nisur tashmë punën në funksion të sezonit të ardhshëm.

Në synimet e Presidentit De Laurentiis, 2023-2024 do të duhet të jetë viti i konfirmimit në nivel kombëtar dhe i rritjes së mëtejshme në nivel ndërkombëtar.

Për të arritur objektiva edhe më prestigjiozë, duhet para së gjithash konsolidimi i trashëgimisë teknike aktuale, të paktën në raport me elementët më të mirë të ekipit që ka dominuar në kampionat.

Për këtë arsye tashmë ka zëra për takime të afërta dhe vendimtare me menaxherë dhe avokatë për të hedhur bazat për rinovime të mundshme kontratash.

Një nga kandidatët për të rinovuar është padyshim kapiteni aktual i kampionit të Italisë Napoli, ai Giovanni Di Lorenzo të cilit Luciano Spalletti i dorëzoi shiritin pas lamtumirës Lorenzo Insigne-s.

Ish-mbrojtësi i Empolit ka një kontratë me Napolin për tre sezonet e ardhshme, por ideja e klubit kampion italian është ta zgjasë edhe më tej. Në tavolinë do të ishte propozimi i De Laurentiis për ta blinduar Di Lorenzo-n deri në vitin 2028, kur ai do të jetë 35 vjeç.

Një ide që ka gjetur mbështetjen entuziaste të avokatit të mbrojtësit të krahut. Mario Giuffredi, i cili mes lojtarëve të Axurrëve ka edhe prokurën e Mario Ruit, thotë se është gati të nënshkruajë kontratën e re.

“Giovanni mund të qëndrojë përgjithmonë te Napoli, ne jemi gati të përqafojmë projektin e presidentit De Laurentiis përgjithmonë”. Një deklaratë autentike dashurie nga menaxheri i kapitenit, i cili ka gjetur dimensionin dhe mjedisin e tij ideal te skuadra e Spalletti-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat