Java e 33-të luhet në një ditë

Futboll

Java e 33-të luhet në një ditë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 19:45
Topi i futbollit

Kategoria Superiore ka mbyllur sot javën e 32-të të saj, por për të parë skuadrat në fushë për javën e 33-të, duhet pritur 10 ditë.

Kjo, pasi futbolli shqiptar nuk mund të kthehet në terrenet e lojës në fundjavën e ardhshme për shkak të zgjedhjeve lokale.

Meqë policia nuk merr përsipër të garantojë sigurinë në stadiume gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ato pasardhëse, kampionati zhvendoset kësisoj në mesjavën e ardhshme, me të gjitha ndeshjet që janë parashikuar të luhen të mërkurën më 17 maj.

Të gjitha sfidat në një ditë dhe në një orar, siç e parashikon rregullorja, përveç derbit. Nëse katër sfida do të luhen në orën 15:00, sfida që me shumë mundësi do të jetë përcaktuese në luftën për titullin, mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet në orën 18:30.

JAVA 33
17.05.2023

Erzeni-Bylis ora 15:00
Vllaznia-Teuta ora 15:00
Kukësi-Laçi ora 15:00
Kastrioti-Egnatia ora 15:00
Tirana-Partizani ora 18:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat