Formacionet zyrtare të sfidës West Ham - Manchester United!

Futboll

Formacionet zyrtare të sfidës West Ham - Manchester United!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 19:50
Formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare të sfidës West Ham - Manchester United!

“Çekiçët” e West Ham do të presin në “London Stadium”, “djajtë e kuq” të Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacionit, tekniku i Ëest Ham, David Moyes ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur polaku Fabianski e para tij në mbrojtje Cresswell, Aguerd, Ogbonna e Kehrer.

Më të tërhequr në mesfushë janë Declan Rice e Soucek, ndërsa para tyre janë pozicionuar Benhrama, Lucas Paqueta e Jarred Bowen. Ndërkaq, në “majën” e sulmit i vetëm është vendosur Michael Antonio.

Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag ka vendosur t’i rreshtojë “djajtë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur spanjolli David de Gea. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Wan-Bissaka e Malaca, me qendrën që mbulohet nga Lindelof e Luke Shaw. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Eriksen, Casemiro, Bruno Fernandes, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Antony, Weghorst e Marcus Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat