Pagoi 20 mijë euro për makinën që nuk i erdhi kurrë lojtarit shqiptar

Futboll

Pagoi 20 mijë euro për makinën që nuk i erdhi kurrë lojtarit shqiptar

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:25
Ergys Kaçe me disa lojtarë të Shqipërisë dhe makina

Mesfushori korçar, Ergys Kaçe ka rënë pre e një mashtrimi me shuma të mëdha parash teksa u nis për të blerë një makinë luksoze por në fund, paratë që pagoi i shkuan dëm sepse makina nuk erdhi kurrë. 

Një kompanie me seli në Patra, Greqi akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv, i cili vepronte si ndërmjetës, kanë porositur automjete luksoze për futbollistë, biznesmenë e mjekë por që kurrë nuk ua kanë dorëzuar, duke i zhvatur kështu paratë.  

Një ndër këta porositës që nuk mori kurrë makinën dhe paratë e paradhënies është edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. 

Ka qenë shoku i tij futbollist Xhorxhos Delizisis ai që i ka treguar shqiptarit për makinat që vinin nga Gjermania me çmim të ulët dhe me të gjitha dokumentet. 

Kaçe që luan këtë vit me skuadrën e Volos ka porositur një makinë prej 70 mijë eurosh në Gjermani, por që vlera e së cilës në Greqi është 130 mijë euro. Ai ka paguar 20 mijë euro paradhënie por makina “BMË X1M” nuk i erdhi kurrë. 

“Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera që duheshin disa faqe për t’i përmendur. Përfundimi është se makinat që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhën kurrë,”–tregoi Ergys Kaçe. 

Ndaj dy personave që kishin kryer mashtrimin janë ngritur veprat penale për përvetësimi e shumave të konsiderueshme që kanë marrë si paradhënie, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat