City dhe United pas mbrojtësit të kampionëve!

Futboll

City dhe United pas mbrojtësit të kampionëve!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:26
Kim Min-Jae

City dhe United pas mbrojtësit të kampionëve!

Shtatlartë, inteligjenti dhe i sigurtë në ndërhyrjet e tij në momentin e fundit.

Koreano-jugori Kim Min-Jae ishte një nga “shtyllat” kryesore në triumfin e Serie A nga Napoli i tij.

Mirëpo, këto performanca duket se i kanë hapur “dyer” të reja 26-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, “yllit” të “bluve” i janë vënë pas dy “gjigandët” e Manchester, City dhe United, me teknikët Pep Guardiola e Erik ten Hag, që e kërkojnë me ngul një mbrojtës si koreano-jugori në organikën e tyre.

Megjithatë lojtari ka kontratë deri në 2025-ën me Napolin, ndërsa klauzola e tij për vendet jashtë Italisë shkon deri në 45 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat