Ramos është lojtari i gjashtë spanjoll që arrin këtë shifër 

Futboll

Ramos është lojtari i gjashtë spanjoll që arrin këtë shifër 

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:28
Ramos

Serxhio Ramos, luajti ditën e sotme ndeshjen zyrtare numër 1000 në karrierën e tij.

Mbrojtësi u aktivizua titullar ndaj Trojesit në kampionat, duke kapur këtë shifër speciale, teksa u bë lojtari i gjashtë spanjoll që ka regjistruar 1000 ndeshje zyrtare, pas Zubizarretës, Raulit, Kasijasit, Çavit dhe Iniestës.  

Ramos ka regjistruar 671 ndeshje zyrtare me Realin, 180 me kombëtaren e Spanjës, 54 me PSG-në, 50 me Sevijan, 31 me Sevija Atletiko, 7 me kombëtaren U-19 të Spanjës, 6 me kombëtaren U-21 dhe 1 me kombëtaren U-17.

Ndeshjen e parë zyrtare mbrojtësi e luajti më 19 dhjetor të vitit 2002, në duelin e 17-vjeçarëve, Portugali-Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat