Vlen 40 milionë euro

Futboll

Vlen 40 milionë euro

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:35
Boulaye Dia

Pas golit të çmendur që shënoi ndaj Napolit dhe “tripletën” ndaj Fiorentinës, Boulaye Dia i është rritur vlera në merkato.

24-vjeçari në pronësi të Villarealit është në formë huazimi te Salernitana, teksa këtë sezon ai ka arritur të shënojë për klubin “Granata” 15 gola në Serinë A.

Salernitana mund të sigurojë shërbimet e senegalezit Dia për vlerën e 12 milionë eurove nga Villareali, por vlera e tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Klubet italiane janë vënë në ndjekje të senegalezit, por dëshira e tij është transferohet në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat