Teuta kërkon ta hedh Tiranën “knock-out” edhe në Kupë

Futboll

Teuta kërkon ta hedh Tiranën “knock-out” edhe në Kupë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:48
Pamje nga një ndeshje

Do të luhen ditën e mërkurë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023.

Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që  vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë.

Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes.

Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00.

Sakaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat