Gjykata Federale përgatit një tjetër dënim për Juventusin, ja sa pikë rrezikohet

Futboll

Gjykata Federale përgatit një tjetër dënim për Juventusin, ja sa pikë rrezikohet

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:57
Logo e Juventusit

Juventusi mund të marrë një goditje përfundimtarë që mund ta nxjerrë nga garat europiane për sezonin e ardhshëm.

Sipas italianes “Sportmediaset”, “Zonja e Vjetër” mund të ridënohet për shkak të fitimeve kapitale dhe manovra e pagave ndaj lojtarëve në periudhën e pandemisë.

Dënimi që Juventusi pritet të marrë, nuk është më me 15 pikë të hequra nga renditja e Serie A, por 6 deri në 12 të tilla.

Në rast se bardhezinjtë marrin një dënim me 6 pikë heqje nga klasifikimi, ato do të zbresin menjëherë në kuotën e 60 pikëve, pra në vendin e 6-të të Serie A.

Në rast se dënohen me 12 pikë, ata do të shkojnë në vendin e tetë me 54 pikë. Brenda 30 ditëve, do të jetë Gjykata Federale që do të ripërcaktojë një dënim tjetër për “Zonjën e Vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat