Rikthehet dueli Messi - Ronaldo në një tjetër kontinent?

Futboll

Rikthehet dueli Messi - Ronaldo në një tjetër kontinent?

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:38
Messi - Ronaldo

Rivaliteti më i zjarrtë në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi, do të rikthehet sërish, por në një tjetër kontinent.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet në fundin e sezonit nga Paris Saint Germain dhe mediet franceze e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij në Arabinë Saudite tek Al Hilal.

Argjentinasi do të thyej çdo rekord të mundshëm sa i përket pagës, pasi do të përfitojë 522 milionë stërlina, duke tejkaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Arabët janë shumë pranë për të bërë realitet një tjetër objektiv të madh. Shanset që sezonin e ardhshëm në kampionatit saudit të luajnë dy lojtarët më të mirë në botë janë të mëdha dhe për më tepër transferimi i Lionel Messit do t’i hapte rrugë edhe shumë lojtarëve të tjerë, që janë në fundin e karrierës.

Ndërkohë që synimi kryesor i Arabisë Saudite mbetet organizimi i Kupës së Botës në vitit 2030.

Në mediet botërore u përfol gjerësisht edhe për një rikthim të Messit te Barcelona, por problemet financiare të klubit katalanas me sa duket e bëjnë të pamundur këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat