Manchester City sfidon Realin e rekordeve

Futboll

Manchester City sfidon Realin e rekordeve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:12
Lojtarët e Realit dhe Manchester Cityt

Champions League mbrëmjen e sotme rezervon një ndeshje spektakolare, gjysmëfinalen mes Real Madridit dhe Manchester City-it. Në “Santiago Bernabeo”, skuadra merengues do të tentojë që të vijojë hegjemoninë në kompeticionin që prej vitesh e ka kthyer në dominim absolut.

Nga ana tjetër Pep Guardiola e ka cilësuar si “gabim të madh” nëse City do të kërkojë hakmarrje ndaj Realit. Kujtojmë që sezonin e kaluar, skuadra e Gardiolës fitoi 4-3 ndeshjen e parë që u luajt në “Etihad”, por më pas do të mundej 3-1 në Madrid.

Strategu spanjoll e di mjaft mirë eksperiencën që ka ekipi i Ancelottit ndaj dhe kërkon përqendrim maksimal në 90 minutat e para që mund të vendosin shumë.

City kërkon të fitojë tripletën këtë sezon, një arritje që në futbollin anglez më parë është bërë vetëm nga Manchester United në sezonin 1998-99. Erling Haaland është pika më e fortë e skuadrës angleze, pasi bomberi norvegjez ka shënuar 51 gola në 46 ndeshje, duke përfshirë 12 prej tyre në Champions League.

Sa i përket formacioneve, te Reali do të rikthehet Luka Modrid, i cili mungonte prej disa ditësh me skuadrën dhe vetëm në ditët e fundit ka qenë pjesë e seancave stërvitore. Ancelotti ka konfirmuar se ai mund të zbresë rregullisht në fushë.

Nga ana tjetër te City mund të ketë një mungesë të madhe.

Bëhet fjalë për Nathan Ake, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e së hënës, dhe është në dyshim për mbrëmjen e sotme. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në krahun e majtë pas largimit të Cancelos te Fayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat