Dëmtimi i rëndë në kokë

Futboll

Dëmtimi i rëndë në kokë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:49
Christian Chivu

C hristian Chivu drejton sot skuadrën e të rinjve të Interit, por gjatë karrierës së tij si lojtar kaloi një dëmtim shumë të rëndë kur vishte fanellën zikaltër.

Gjatë një ndeshjeje kundër Chievos, mbrojtësi rumun pësoi një frakturë të kafkës, e cila e detyroi të qëndronte jashtë për një kohë të gjatë dhe kur u kthye mbajti një maskë mbrojtëse.

Chivu, i intervistuar nga “Sportitalia”, ka zbuluar disa detaje të asaj periudhe vërtet të vështirë. Brenda dhe jashtë fushës.

“Pas dy muajsh e gjysmë isha në fushë, me gjithë frikën dhe pasiguritë e mia. Vuajta veçanërisht pas goditjes që mora në kokë.

Mora shumë ilaçe dhe bëja gjëra që nuk më përkisnin. Si gjestet e turpshme pas ndeshjes së Kupës në Romë, grushti ndaj Marco Rossit, debati me Rafa Benitez.

Por askush nuk e di që kam marrë ilaçe që më kanë hequr filtrat. Mbaj mend që shokët e skuadrës telefonuan bashkëshorten time dhe e pyetën nëse çdo gjë ishte në rregull. Nëse isha agresiv në shtëpi, nëse e dhunoja.

Këtë dua vërtet ta sqaroj, sepse atëherë jam gjykuar si dikush që shkoi në Romë për të bërë ato gjeste të turpshme.

Goditja me grusht ndaj Marco Rossit ishte si një instinkt i parë kafshëror, por ka një arsye: dintoina (ilaç për shmangien e krizave nervore). Duhej ta kisha marrë për dy muaj, por shkuan nëntë muaj. Më duhej ta sqaroja këtë detaj”.

Megjithatë, ish-mbrojtësi e sheh gotën gjysmë të mbushur, duke nënvizuar se gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq.

“Nuk ishte moment i lehtë për t’u menaxhuar. Gjithçka mund të kishte përfunduar keq. Isha me fat.

Për pak nuk do të mund të flisja më ose të lëvizja anën e majtë të trupit. Ditët e rikuperimit, pyetjet se çfarë po bëja,

frika se nuk do të isha më futbollist profesionist…, por për fat jam akoma këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat