Inzaghi: Duam ta luajmë këtë derbi në mënyrën më të mirë të mundshme

Futboll

Inzaghi: Duam ta luajmë këtë derbi në mënyrën më të mirë të mundshme

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:08
Inzaghi

Nesër në mbrëmje, në orën 21:00, në San Siro, do të luhet derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit, sfidë e vlefshme për aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Në prag të kësaj përballje të jashtëzakonshme, Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp për të komentuar këtë ndeshje.

“Rezultatet e fundit na kanë bërë të përgatitemi për të gjitha ndeshjet në mënyrën më të mirë të mundshme, pastaj nesër e dimë se është një derbi dhe një gjysmëfinale e Champions League.

E dimë se sa e rëndësishme është për ne, për klubin dhe për tifozët. Ne duam ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lautaro dhe Correa? Ne e dimë se ka momente për të gjithë. Unë isha sulmues, ne patëm një fazë në të cilën ata nuk mundën të shënonin, tani të gjithë janë rikthyer për të shënuar dhe kjo shtë ajo që duam.

Por unë isha i qetë më parë dhe jam tani.

Problemi është kur një sulmues nuk ka shanse, deri më tani ata i kanë pasur gjithmonë të gjitha. Tani ata kanë shënuar të gjithë dhe duhet të vazhdojnë kështu.

Në ndeshjen e nesërme duhet të jemi të qetë. Duhet të përdorim shumë kokën dhe zemrën. Sa për zemrën, nuk kam dyshime që lojtarët e mi e kanë.

Do të duhet të jemi mirë me kokën, me gjendjen psikologjike, do të ketë gracka dhe ngjarje të papritura gjatë ndeshjes, duke ditur q do të luajmë 180 minuta”, është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat