Ideja e çmendur e Juventusit

Futboll

Ideja e çmendur e Juventusit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:51
Allegri

Një muaj i fundit i zjarrtë e pret Juventus-in, w angazhuar në kampionat dhe në Europa League, ku do të përballet në gjysmëfinale me spanjollët e Sevilla-s.

Pavarësisht kësaj, megjithatë, drejtuesit e Juventusit tashmë duket se po mendojnë për planifikimin për sezonin e ardhshëm.

Përveç nënshkrimeve të reja të mundshme, klubi po punon edhe për rinovimin e lojtarëve të rëndësishëm në projektin teknik.

Mes tyre janë Angel di Maria dhe Adrien Rabiot, të cilët do të shohin që kontratat e tyre të skadojnë në qershor. Nëse për Fideon mundësia e një qëndrimi në Torino po bëhet gjithnjë e më e mundshme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin francez, i cili është gjithnjë e më i uritur për Premier League.

Nisur nga largimi pothuajse i sigurt i ish-mesfushorit të Paris Saint Germain, drejtuesit duket se kanë identifikuar profilin e duhur për të forcuar mesfushën.

Mesfushori i identifikuar nga Zonja e Vjetër për të përforcuar zonën qendrore të fushës është Emre Can, lojtar i datëlindjes 1994 i Borussia Dortmund. Do të ishte një rikthim i madh për lojtarin, duke qenë se ai ka veshur fanellën bardhezi nga vera e 2018 deri në janar 2020.

Kontrata e Emre Can me gjermanët skadon në vitin 2024 dhe, deri më sot, nuk ka asnjë lajm për një rinovim të mundshëm. Kjo ide ngacmon dhe jo pak klubin bardhezi, i cili mund ta kthejë mesfushorin me kosto më të ulët.

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri e pëlqen shumë lojtarin, mbi të gjitha për fleksibilitetin e tij. Krahas pozicionit në qendër të mesfushës, roli i tij natyral, ai mund të luajë edhe si mbrojtës në një mbrojtje me tre lojtarë dhe këtë e vlerëson veçanërisht trajneri nga Livorno.

Lojtari është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Itali, veçanërisht për të dëshmuar vlerën e tij te klubi i Juventus-it. Do të ishte një goditje e rëndësishme për bardhezinjtë, që do të shtonin cilësi të rëndësishme në skuadrën e tyre.

Merkato e verës është tashmë gati për të nisur, me Emre Can gati të zbarkojë sërish në Torino tre vjet pas herës së fundit. Massimiliano Allegri është gati ta presë me krahë hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat