Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin Fati - Neves

Futboll

Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin Fati - Neves

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:14
Fati - Neves

Javëve të fundit është raportuar se Wolves dhe Barcelona mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi.

Sipas mediave spanjolle, bëhej fjalë për një shkëmbim mes Ruben Nevesit dhe Ansu Fatit.

Por, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona nuk ka bërë ndonjë hap për arritjen e një marrëveshje të tillë.

Neves dhe Fati kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendesin, por mesfushori portugez thuhet se nuk është një objektiv kryesor për Xavin.

Sa i përket reprezentuesit spanjoll, e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë.

Ai thuhet se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, por duke pasuar parasysh vështirësitë financiare me të cilat po përballet klubit, nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij.

20-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat