Pioli: Jam këshilluar nga Maldini, por kjo skuadër ka një qasje tjetër

Futboll

Pioli: Jam këshilluar nga Maldini, por kjo skuadër ka një qasje tjetër

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:09
Stefano Pioli

Trajneri Stefano Pioli ka folur së fundmi për ndeshjen e madhe të gjysmëfinales së Champions League, kundër Inter që luhet këtë të mërkurë.

Duke folur për “Milan TV”, trajneri i “Djallit” theksoi se ka marrë këshilla nga Paolo Maldini, por shtoi se skuadra e tij ka një qasje tjetër nga ajo e ekipit të para 20 viteve.

“Kanë kaluar 20 vite, është mirë të dimë se çfarë kaluan Paolo dhe të tjerët, por ne kemi një qasje tjetër.

Nuk e fshehim rëndësinë e kësaj ndeshjeje, e përballojmë me motivim, entuziazëm dhe qetësinë e duhur të atyre që e di se janë mirë”-deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat