Cilat skuadra do të janë pjesë e elitës së futbollit maqedonas për edicionin e ri? 

Futboll

Cilat skuadra do të janë pjesë e elitës së futbollit maqedonas për edicionin e ri? 

Nga: K. G. Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:08
Struga Trim Lum

Pasi që sot Gostivari zyrtarisht i vuri vulën e hyrjes në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm 2023/24, tani mbetet të shihet se cila skuadër do të mbetet në barazh e cila do të bie nga liga. 

Për mbijetesë luftojnë Akademia Pandev dhe Skopje, ndërsa skuadra e vendit të tretë në ligën e dytë, Vardari i Shkupit luan në barazh për t’u rikthyer në elitë.

Skuadrat që garojnë në edicionin e ri në Maqedonisë e Veriut: Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi, Sileksi,

Bregallnica, Makedonija GP, Tikveshi, Rabotniçki, Voska Sport dhe Gostivari. A. Pandev dhe Skopje ende nuk dihet.

Pesë skuadra shqiptare janë në elitë: Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkup, Voska Sport dhe Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat