Rodri ngre në qiell mesfushorin belg

Futboll

Rodri ngre në qiell mesfushorin belg

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:11
Rodri

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri, ka folur pas takimit të barazuar në Madrid përballë Realit, 1:1.

Spanjolli e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm golin e Kevin de Bryjnesë, duke theksuar peshën e madhe që belgu mban në skuadër.

“De Bryjne është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka qenë gjithnjë shumë i vlefshëm, që na ka ndihmuar në momentet kur kemi pasur më shumë nevojë për të.

Ishte një moment gjatë takimit që po vuanim, sepse Reali po zotëronte topin, duke mos na lënë shumë mundësi.

Goli i tij ishte një lehtësim për ne, pasi mund të rezultojë vendimtar për llogaritë e finales”, nënvizoi mesfushori.

 Më pas ai i ka bërë një analizë takimit të barazuar në “Bernabeu”.

“Nuk është e lehtë të vish e të luash me besim në këtë stadium. Ndaj, mendoj se shokët janë treguar të shkëlqyer përballë një skuadre të madhe. Reali ka shumë cilësi brenda.

Unë mendoj se në 25-30 minutat e para e kemi dominuar takimin, ishim nën kontroll të lojës, por ata shënuan një gol të shkëlqyer, duke na e bërë shumë të vështirë.

Për fat erdhi goli i Kevinit.

Tani do të luajmë finalen në fushën tonë, ndaj shpresoj të kemi mbështetjen maksimale nga tifozët tanë. Ky është një shans për të shkuar në finale dhe që duhet ta shfrytëzojmë”, tha Rodri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat