Aston Villa kërkon transferimin e Asensio

Futboll

Aston Villa kërkon transferimin e Asensio

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:36
Asensio

Aston Villa është duke përgatitur një verë plot nënshkrime me të cilat do t’i japë një shtysë projektit të Nassef Saëiris, pronarit të klubit anglez, i cili është gjithashtu pronar pakice i kompanisë “Madison Square Garden Sports”.

I renditur në vendin e gjashtë në Premier League që nga ardhja e Unai Emery, ëndrra për kursin e radhës është lufta për një tentativë në vendet që të çojnë në Champions League.

Për këtë, Mateu Alemany do të punësohet dhe fokusi do të jetë në transferimin e tre ose katër lojtarëve që bëjnë diferencën dhe një nga ata lojtarë është një lojtar i Real Madrid.

Siç raporton “Marca”, një nga emrat e parë që Alemany dhe Emery do të vendosin në tryezë të pronarëve është Marco Asesnio.

Sulmuesi spanjoll ende nuk ka finalizuar rinovimin e kontratës së tij me “Los Blancos” dhe në fakt drejtuesit nuk e kanë shumë mendjen tek ai por te nënshkrimi i mundshëm i mesfushorit anglez të Dortmund, Jude Bellingham.

Aston Villa është e gatshme të ofrojë një ofertë rreth 8 milionë euro për të marrë kartonin e tij, një shifër që duket e konsiderueshme dhe e pranueshme duke marrë parasysh edhe faktin që nëse nuk rinovon, Asensio do të largohej me parametra zero dhe klubi nuk do të fitonte asgjë nga kartoni i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat