Interi e gjunjëzon rivalin e përbetuar e të përjetshëm

Futboll

Interi e gjunjëzon rivalin e përbetuar e të përjetshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:44 Përditësuar në ora: 22:52 më 10.05.2023
Interi feston

Interi forcë për Milanin 

Interi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm, Milanit.

Dy skuadra të një qytetit, që luajnë në të njëjtin stadium, sfida e parë e gjysmëfinales së Champions League, i ka takuar Interit.

Dy gola, dy shtylla dhe një penallti e anuluar, e përshkruan derbin e madh të skuadrave me renome italiane, derbin i madh në Kontinentin e Vjetër.  

Interi ishte në cilësinë e mysafirit dhe me këtë fitore ka bërë një hap drejt finales së madhe.

Në minutën e 8-të, sulmuesi boshnjak, Edin Xheko nga rreth 8-9 metra, me volej ka shënuar supergol në këndin e epërm të majtë të Milanit. 

Pas tre minutave (11') Henrikh Mkhitaryan depërtoi bukur brenda 16-shit dhe në pozitë qendrore nga rreth 12-13 metra ka thelluar epërsinë në 2:0.

Në minutën e 15-të, Hakan Calhanoglu (Inter) godet jashtë zonës dhe topi ndalet në shtyllën e majtë. 

Gjyqtari spanjoll, Manzano, akordoi penallti për Interin, por pasi ka shikuar VAR-in e ka anuluar atë në minutën e 30-të, ndërkohë e ka ndëshkuar me karton të verdhë Lautaro Martinez për simulim. 

Pjesa e dytë interesante, Diaz i Milanit pati rast por goditja e tij shkoi jashtë portës pikërisht në minutën e 49-të.

Mundësi të artë pati Xheko në minutën e 53-të, i cili doli i vetëm por portieri i Milanit reagoi bukur dhe shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 62-të, Sandro Tonali (AC Milan) i pafat, nga rreth 15 metra godet bukur por shtylla e poshtme e djathtë ia mohon golin. 

Interi ka shënuar me meritë ndaj “rossonerëve”. 

Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur sulmuesit zikaltër t’i realizoni edhe disa raste ideale.

Milan - Inter 0:2

Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.532.
Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shënues: Xheko (8'), Mkhitaryan (11’).
Kartona të verdhë: Kruniç, Tomori - Mkhitaryan.
Milani: Maignan, Calabria (Kalulu 82'), Kjaer (Thiaw 59'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Saelemaekers (Origi 60'), Bennacer (Messias 18'), Brahim Diaz (Pobega 82') dhe Giroud.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Dimarco (de Vrij 70'), Barella, Calhanoglu (Gagliardini 78'), Mkhitaryan (Brozoviç 62'), La. Martinez (Correa 78') dhe Xheko (Lukaku 70').

Interi shumë i fortë

(E plotësuar) – Fitore e merituar e Interit.

88' Ndeshja drejt fundit.

85' Interi po i buzëqesh fitorja.

 81' Lojë e përlqyeshme e me raste.

76' Një ndeshje e luftuar.

73'  Interi po e ruan epërsinë.

Milan – Inter 0:2

Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.532.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).

Shënues: Xheko (8'), Mkhitaryan (11').

Kartona të verdhë: Kruniç, Tomori - Mkhitaryan.

Milani: Maignan, Calabria (Kalulu 82'), Kjaer (Thiaw 59'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Saelemaekers (Origi 60'), Bennacer (Messias 18'), Brahim Diaz (Pobega 82') dhe Giroud.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Dimarco (de Vrij 70'), Barella, Calhanoglu (Gagliardini 78'), Mkhitaryan (Brozoviç 62'), La. Martinez (Correa 78') dhe Xheko (Lukaku 70').

68' Interi po has në presion të MIlanit.

62' Sandro Tonali (AC Milan) i pafat, nga rreth 15 metra godet bukur por shtylla e poshtme e djathtë ia mohon golin.

61' Milani synon golin.

59' Lojë me ritëm.53' Xheko i vetëm por poetieri i Milanit reagon bukur dhe shpëton portën e tij.

49' Interi po tregon lojë të mirë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Dy gola, një shtyllë dhe një penallti e anuluar, e veçuan pjesën e parë.

41' A do të kemi ndryshim të rezultatit deri në fund të pjesës së parë?38' Milani po kërkon golin.

33' Interi avancon me 2:0.

30' Gjyqtari akordon penallti për Interin, por pasi ka shikuar VAR-in e ka anuluar atë, duke e ndëshkuar me karton të verdhë Lautaro Martinez për simulim.

29' Interi kërkon edhe golin e tretë.27' Milani po luan me gjallë.

23' Interi shumë i rrezikshëm.

20' Pak kush e ka pritur se do të bien dy gola për 11 minuta.

15' Interi nuk ndalon sulmet, Hakan Calhanoglu (Inter) godet jashtë zonës dhe godet shtyllën e majtë.

14' Interi ka një epërsi të mirë.11' Henrikh Mkhitaryan depërton bukur brenda 16-shit dhe në pozitë qendrore nga 12-13 metra ka thelluar epërsinë në 2:0.

8' Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko nga rreth 8-9 metra, me volej ka shënuar supergol në këndin e epërm të majtë të Milanit. 

7' MIlani shton presionin ndaj Interit.

4' Ndeshje e luftuar.

1’ Fillon ndeshja.

Milan-Inter, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00, stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes dy gjigantëve italianë, Milanit dhe Interit.

E njohur ndryshe si “Derby della Madonina”, kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2005, ku asokohe Milani u kualifikua tutje pasi që ndeshja e dytë ishte braktisur pasi që tifozët e Interit gjuajtën fishekzjarrë brenda fushës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, sikurse Milani ashtu edhe Interi siguruan fitore me rezultat 2:0, ku “Rossonerët” mposhtën Lazion, kurse “Nerazzurët” fituan si mysafirë kundër Romës.

Këto janë formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Giroud, Brahim Diaz

Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mikhtaryan, Dimarco, Dzeko, Lautaro.

Derbi i Milanos

Derbi i Milanos mes Milanit dhe Inter këtë herë merr një shije tjetër duke qenë se të dyja skuadrat përballen në gjysmëfinalen e Champions League.

Pas disa vite pritje për lavdinë europiane, kuqezinjtë dhe zikaltërit rikthehen në skenën kryesore dhe pretendojnë një biletë për në finalen e Stambollit.

Trajnerët respektivë, Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi kanë gati artilerinë e rëndë dhe kanë zbuluar kartat.

Tek Milan dihej mungesa e Rafael Leaos, lojtarit më të rëndësishëm. Megjithatë, në vend të tij do të duhet të marrë më shumë përsipër Saelemaekers ndërsa në fushë nga minuta e parë është edhe Dias e Giroud.

Nga ana tjetër, Inter e nis me Lautaro-Dzeko në fushë ndërsa në stol ulet Romelu Lukaku teksa nuk ka surprizë në repartet e tjera.

Supersfida në Milano!

Ballafaqimi mes Milanit dhe Interit, dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, të një qytetit dhe që luajnë në të njëjtin stadium, zgjon kureshtje në tërë botën e futbollit.

Gjithçka është e gatshme për sfidën e sotme (21.00) në kuadër të gjysmëfinales së parë të Champions League.

Milani kërkon fitore sikurse dhe Interi që të janë me të qetë për takimin që zhvillohet pas një jave.

Milan - Inter

Milani: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Saelemaekers, Bennacer, Brahim Diaz dhe Giroud.

Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Dimarco, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, La. Martinez dhe Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat