Lloris drejt Arabisë Saudite

Futboll

Lloris drejt Arabisë Saudite

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:40
Lloris

Ofertë e rëndësishme e marrë nga Arabia Saudite për Hugo Lloris.

Siç raporton “The Times”, kapiteni 36-vjeçar i Tottenham tundohet nga një klub i paspecifikuar që është gati të trefishojë pagën që merr nga Tottenham, i cili është i lidhur deri më 30 qershor 2024.

Lloris aktualisht merr 114 mijë euro në javë. Një shenjë e rëndësishme se si Arabia është serioze për të përmirësuar kampionatin vendas, siç mund të shihet edhe nga blerja e Cristiano Ronaldo.

Një lëvizje jo e rastësishme për të shtyrë fort emrat e mëdhenj të transferohen atje, në funksion të Kupës së botës 2030 që Arabia Saudite synon të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat