Parregullsi në pagesat e futbollistëve dhe deklarimet

Futboll

Parregullsi në pagesat e futbollistëve dhe deklarimet

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:13
Logo e Barcelonës

Barcelona po kalon një moment të vështirë jashtë fushave.

Klubi katalanas po përballet me hetime e gjykata ndërkohë që së fundmi janë shtuar edhe gjobat. “El Confidencial” raporton se Barcelona është gjobitur me shumë e 15.7 milionë eurove.

Një hetim i nisur në vitin 2019, ka përfunduar në lidhje me disa parregullSi në pagesat që katalanasit kanë bërë.

Sipas asaj që raportohet, bëhet fjalë për parregullsi në transferimin e makinave “AUDI” për skuadrën, në mos deklarimin e pagesave për fluturimet me çarter dhe në llogaritje të gabuara të kompensimeve për futbollistët Arda Turan dhe Aleks Song.

Ky hetim nisi në vitin 2019 dhe bëhet fjalë për parregullsi të ndodhura në vitin 2015. Njëkohësisht, Barcelona ka të hapur edhe çështjen “Negreira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat