Real Madridi kërkon dy superyjet

Futboll

Real Madridi kërkon dy superyjet

Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:12
Pamje nga një ndeshje

Real Madridi duket se do të jetë mjaft aktiv në merkaton verore. “Los Blancos” pritet të shpenzojnë shumë para për transferimin e yjeve të futbollit.

Sipas “The Telegraph”, kampionët e Europës në fuqi kanë kthyer në prioritet sulmuesin e Paris Saint-Germain-it, Kylian Mbappe.

Reali e donte 24-vjeçarin edhe më parë duke i ofruar deri ne 200 milionë euro verën e kaluar, por në fund kampioni i Botës me Francën në 2008 vendosi të vazhdonte kontratën me parisienët.

Prej një kohe të gjatë francezi ka qenë në radarët e Real-it por situata ndryshoi verën e kaluar megjithatë burime të sigurta brenda klubit raportojnë se “Los Blancos” nuk kanë hequr dorë duke patur ende shpresa se Mbappe mund t’iu bashkohet në verë.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez mendon gjithë kohës për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Me këta të dy do të kompletohej faza ofensive e madrilenëve, të cilët tashmë kanë në organikë Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rodrygo, Ndërsa Marco Asensio pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat