Titullari i Milanit beson te përmbysja: Rikuperojmë pas një jave

Futboll

Titullari i Milanit beson te përmbysja: Rikuperojmë pas një jave

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:26
Milani

Një ndeshje plot vuajte e Milanit, por edhe e tija në nivel personal.

E megjithatë Fikajo Tomori mori përsipër të dilte përpara mediave për të komentuar gjithçka nuk shkoi në gjysmëfinalen e parë të Champions-it kundër Interit.

“Më duhet të shoh ende golat e pësuar, por me siguri nuk e nisëm mirë e mund të kishim bërë më tepër.

Dy gola në pak minuta me siguri që ndikuan për keq dhe mendoj se aty lindi kjo humbje, e cila është e rëndë, por duhet të mendojmë për mënyrën se si të korrigjojmë gjithçka pas një jave.

Me cilësi dhe vendosmëri mund t’i vendosim në vështirësi dhe nuk duhet të mendojmë se kualifikimi është çështje e mbyllur.

Së bashku duhet të besojmë se mund të arrijmë finalen e të përpiqemi”, deklaroi mbrojtësi i “djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat