Vieri: Kanë teknikë të shkëlqyer, ata janë thjesht fantastikë

Futboll

Vieri: Kanë teknikë të shkëlqyer, ata janë thjesht fantastikë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:36
Christian Vieri

“Zikaltërit” e Inter zhvilluan një performancë fantastike mbrëmjen e djeshme, teksa arritën të fitonin pastër me rezultatin 0 me 2, në gjysmë-finalen e parë të UEFA Champios League ndaj rivalëve historikë të Milan.

Padyshim pikat më të forta të “zikaltërve” mbrëmjen e shkuar ishin mbrojtja dhe mesfusha, me këta të fundit që kanë “mahnitur” legjendën e sulmit të Inter, Christian Vieri, i cili për mediat i ka lavdëruar në maksimum “dirigjentët” e lojës së “zikaltërve”.

“Inter është i fortë në mesfushë.

Janë 4 për tre role dhe janë të fortë, të fortë, të fortë.

Por ata janë gjithashtu në një nivel për të luajtur në Evropë.

Ata kanë teknikë të shkëlqyer, janë të mirë, janë gjithmonë në kontroll dhe ata të dy në front dje luajtën mirë, ata janë thjesht fantastikë”,- u shpreh Vieri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat