Leao hedh firmën në kontratën e re

Futboll

Leao hedh firmën në kontratën e re

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:49
Leao

Tifozët e Milanit kanë arsye pse të festojnë sot, ndonëse nuk vijnë nga një ndeshje për t’u mbajtur mend në mesjavë në Ligën e Kampioneve përballë Interit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Rafael Leao ka zgjidhur më në fund të gjitha dilemat e tij rreth të ardhmes.

Sipas “TMË”, futbollisti portugez, i cili mungoi në derbin e parë ndaj Interit në Champions, ka qenë në zyrat e klubit dhe ka hedhur firmën në kontratën e ri që e lidhe me kuqezinjtë. Dokumentet janë redaktuar gjatë orëve të kaluara dhe mbetet vetëm zyrtarizmi që pritet në fundjavë, apo para sfidës së kthimit në Champions.

Sipas marrëveshjes së re që zgjat deri në qershorin e vitit 2028, portugezi do të përfitojë 6,5 milionë euro në sezon me bonuse dhe me rrogën që do të rritet vazhdimisht.

Milani në fund ka “fituar” edhe në aspektin e klauzolës, pasi ia ka dalë që të vendosë një të tillë që do të “blindojë” futbollistin derisa të vendosë klubi për shitjen e tij, plot 170 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat