Kapiteni Xhaka asiston, Baseli trondit Fiorentinën në Firencë 

Futboll

Kapiteni Xhaka asiston, Baseli trondit Fiorentinën në Firencë 

Nga: K. G. Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Kapiteni Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri me Baselin tronditin Fiorentinën në Firencë, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në takimin e parë të gjysmëfinales së Conference League.

Xhaka dha maksimumin nga minuta e parë, ndërsa Zeqiri u aktivizua në minutën e 77-të.

Fiorentina kaloi në epërsi me golin e Cabral në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 71-të Diouf ka barazuar duke iu falënderuar asistimit të Xhakës.

Në minutën e 90+3 reprezentuesi i Zvicrës, Zeki Amdouni, ka shënuar për fitoren e madhe të Baselit.

Rezultat shumë i favorshëm për Baselin, që i jep mundësi që në stadiumin “St. Jakob - Park” që të sigurojnë finalen e madhe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat