Plasin polemikat në Spanjë për Ancelottin

Futboll

Plasin polemikat në Spanjë për Ancelottin

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:15
Ancelotti

Të gjesh formacionin titullar me të cilin Reali i Madridit do të zbresë të shtunën kundër Getafes është kthyer në një mision gati të pamundur edhe për gazetarët që janë më afër “los blancos”.

Arsyeja është e thjeshtë: Reali dhe trajneri Carlo Ancelotti e kanë mendjen diku gjetkë. Madridi i ka mbyllur llogaritë me kampionatin, teksa shqetësimi i vetëm për pjesën e mbetur të sezonit është Liga e Kampioneve.

Pas barazimit të martën me Sitin në “Bernabeu’, të mërkurën e ardhshme Reali do të presë Getafen në La Liga. Dhe sipas mediave spanjolle, trajneri italian ka vendosur të lërë pushim pjesën dërrmuese të lojtarëve që ishin në fushë në mesjavë.

Ançeloti nuk ka ndërmend të konsumojë lojtarët e tij më të mirë, apo më shumë akoma të rrezikojë dëmtimin e ndonjërit prej tyre. Ndaj përballë Getafes pritet rrotacion masiv.

Këtu nis dhe historia që ka lënë të pakënaqur një pjesë të klubeve në La Liga. Getafe është një skuadrat e rrezikuara për të rënë nga kategoria në Spanjë dhe nëse Reali vendos të zbresë në fushë me një formacion pa yjet e tij, kjo zgjedhje e Ançelotit mund të shihet si një favorizim ndaj Getafes.

Aktualisht kjo skuadër ndodhet në zonën e rënies nga La Liga me 34 pikë, po aq sa dhe Valencia, me Vajadolidin e Kadizin me një pikë më shumë dhe Almerian me 2 pikë më shumë.

Të gjitha skuadrat që ndodhen mbi Getafen në renditje do të bëjë tifozllëk për Realin e Madridit të shtunën në mbrëmje siç do të ishte logjike.

Reali nga ana e tij kapër detyrë qoftë dhe morale për ta mbyllur kampionatin nëmënyrën më të mirë të mundshme.

Por nga ana tjetër fakt është se në “shtëpinë e bardhë” egjithë vëmendja është në Mancheter në përballjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Ançeloti nuk kandërmend të rrezikojë asnjë nga peshat e rënda, Benzema, Modriç, Kros, Rodrigo, Vinicius, Valverde, edhe pse rreshtimi injë Reali më të dobësuar mund të ndikojë në fatin e të paktën 5 skuadrave që kanë nisur të shfaqin pakënaqësitë e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat