Silva po mendon të largohet nga Chelsea

Futboll

Silva po mendon të largohet nga Chelsea

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:59
Silva

Thiago Silva mund të largohet nga Chelsea gjatë verës që po vjen.

Mbrojtësi brazilian po planifikon të rikthehet ndërkohë në klubin e fëmijërisë, Fluminense.

Veterani i mbrojtjes, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean nën drejtimin e Thomas Tuchel në vitin 2021, e ka shfaqur frustrimin e tij me situatën në “Stamford Bridge”.

Sipas “Globo Esporte”, 38 vjeçari është bërë pishman që e ka vazhduar kontratën për një vit me “Blues” në muajin shkurt.

Gjithnjë sipas mediumit brazilian, Silva do të largohet nga Londra në fund të sezonit aktual.

Ndër të tjera, Silva thuhet se është shok i mirë i Marcelos, ndërsa është ftuar nga ish-futbollisti i Real Madridit që të rikthehet në klubin brazilian, i cili është në vendin e dytë të ligës elitare braziliane.

Presidenti i Fluminenses, Mario Bittencourt dhe ish-sulmuesi Fred kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Silvas dhe po mundohen ta bindin ish-futbollistin e Milanit dhe të Paris Saint-Germinit që t’i bashkohet klubit të fëmijërisë para pensionimit të tij.

Edhe vetë përfaqësuesi brazilian e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Fluminense me synimin që ta fitojë Copa Libertadores para se t’i vendosë këpucët në gozhdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat