Real Madridi kërkon një mbrojtës, pëlqehet Porro

Futboll

Real Madridi kërkon një mbrojtës, pëlqehet Porro

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:06
Porro

Real Madridi po e monitoron mbrojtësin spanjoll të Tottenhamit, Pedro Porro.

Porro në janarin e kaluar ishte transferuar tek ‘Spurs’ nga Sporting, ku po bën një sezon mjaft të mirë.

Performanca e mirë e lojtarit tek Tottenham, ka ndezur interesimin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

‘Los Blancos’ sipas medieve spanjolle, synon që gjatë kësaj verë, të transferojë Porro-n.

Reali është në kërkim të një mbrojtësi të ri për të zëvendësuar veteranin Dani Carvajal. Mbrojtësi i Tottenhamit, thuhet se është në listën e trajnerit Carlo Ancelottit.

Klub anglez mësohet se është i gatshëm të presë ofertën e Realit për mbrojtësin e tyre. Porro, është duke u vëzhguar edhe nga disa skuadra tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat