Al-Hilal, klubi rekordmen i Messit

Futboll

Al-Hilal, klubi rekordmen i Messit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:08
Messi

Interesimi i Al-Hilal që mendohet se i ka ofruar Lionel Messi-t rreth 500 milionë euro në sezon, ka ngjallur interes të madh rreth historisë dhe përbërjes së këtij klubi.

Nuk bëhet fjalë për një markë të njohur ndërkombëtare por me siguri më të suksesshmen në Azi ku ka fituar gjithçka të mundshme dhe transferimi i mundshëm i Lionel Messi-t do ta bënte një klub të njohur ndërkombëtarisht edhe përtej kufijve rajonalë apo kontinentalë.

Në rast se kampioni i botës transferohet në Arabi te ky klub, atëherë derbi me Ronaldon është i sigurt edhe pse situata mund të ishte disi më ndryshe nëse Al Hilal do ta kishte transferuar Ronaldon një vit më parë pasi ishte klubi i parë arab që e kërkoi luzitanin. Me 65 vite jetë, Al-Hilal është klubi dominues në Arabi ku ka fituar 18 tituj, ndërsa në Azi numëron 4 Champions League.

Finalistë në botërorin e klubeve ku u thyen 5-3 nga Real Madrid, ndërsa këtë sezon nuk ka mundësi të triumfojë në kampionat pasi ndodhet ën vendin e katër dhe titulli i katërt rresht mbetet i një objektiv i paprekshëm.

Al Hilal i kërkoi shërbimet e Ronaldos në dhjetor por për shkak të dënimit që ka marrë ky klub nga FIFA, ishte e pamundur që marrëveshja të finalizohej.

Kush qëndron pas kuintave?

Sigurisht që kurora mbretërore pasi të shpënzosh shuma të tillë të pakonceptueshme në një futboll dhe botë normale, është tërësish e pamundur dhe aq më tepër nga një klub që nuk arrin të mbushë minimalisht as 20 % të kapacitetit një stadium 68 mijë vendesh si King “Fahd International”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat