Deri në fund

Futboll

Deri në fund

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:17
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, siguron se kundër Getafes do të nxjerrë “skuadrën më të mire në fushë”, pavarësisht se do të ketë gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Manchester City të mërkurën. Ai njoftoi se Benzema dhe Rodrygo mund të pushojnë, ndërsa Mendy dhe Ceballos do të kthehen në formacion.

Motoja e tij është të dalë dhe të fitojë kundër azuloneve të “mikut të tij Bordalás”, sepse ai nuk dëshiron të mbërrijë në Manchester me peshën e humbjes. Italiani theksoi se motoja e Real Madridit është “deri në fund”, duke kujtuar arritjen e ekipit të basketbollit ndaj Partizanit:

“Është e vështirë të shpjegohet, por ‘deri në fund’ është mbiemri i dytë i Real Madridit. Është diçka që e ka ky klub.

Ne jemi të kënaqur dhe shumë të lumtur për ta, të cilët kanë arritur në ‘Final Four’”.

Ancelotti zbuloi se kishte folur me Florentino Pérez të enjten:

“Ne jemi të gjithë të motivuar dhe të emocionuar në këtë moment të rëndësishëm. Duam ta përfundojmë sa më mirë në La Liga, më pas do të përpiqemi të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Klubi është i lumtur dhe i motivuar si ne”.

Para kthimit me Manchester City,  ata duhet të zhvillojnë sfidën kundër Getafes, i cili luan jashtë zonës së rënies nga kategoria: “Nuk do ta kuptoja nëse rivalët e Getafes mërziten, sepse mund të bëjë disa ndryshime në formacion. Ka shumë skuadra që zgjedhin ndeshjet, ndërsa ne nuk kursehemi.

Ndaj Getafes do të zgjedh formacionin më të mirë. Do të largohem nga ata që janë më të lodhur, edhe pse do të jetë një ndeshje shumë konkurruese. Nuk dua t’i jap avantazh mikut tim të dashur Bordalás, duke lënë në stol titullarët.

Sot nuk e kemi Manchester City në kokë. Plani që unë ndjek kundër Getafes nuk ndikon në atë që do të bëjmë kundër City”. Së fundi, ai u përgjigj me një “jo” kur u pyet nëse ai dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat