Finalja e Champions League luhet në Stamboll

Futboll

Finalja e Champions League luhet në Stamboll

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:32
Trofeu i Championsit

Shtëpia e futbollit evropian (UEFA), ka mohuar zërat së finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset në Lisbonë.

UEFA përmes një njoftimi, ka konfirmuar se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.

Finalja e këtij viti mbahet më 10 qershor, dhe ndeshja do jetë në mes fituesit të ndeshjeve Real Madrid-Manchester City dhe Inter-Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat