Adeyemi më i shpejtë se Usain Bolt

Futboll

Adeyemi më i shpejtë se Usain Bolt

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:48
Adeyemi

Sulmuesi 21-vjeçar me këmbë “rrufe”, i cili u transferua te Dortmund nga Salzburg në verën e vitit 2022, ka arritur në 3.6 sekonda mbi 30 metra.

Në krahasim, mbreti xhamjkan i sprintit, Usain Bolt, përshkroi të njëjtën distancë për 3.78 sekonda kur theu rekordin botëror në 100 metra në vitin 2009.

Adeyemi beson se askush deri më tani nuk është më i shpejtë se ai në fushë dhe gjithashtu ka përjashtuar mundësinë kur është pyetur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris.

“Po, mendoj se jam më i shpejti në futboll, për këtë gjë jam i sigurt. A më afrohet dikush?

Ndoshta, por jo më i shpejtë se unë. A do të përfaqësoj vendin tim në Lojërat Olimpike? Jo, nuk mendoj kështu, nuk mundem. Jam i fokusuar te futbolli”, është shprehur gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat