Gatti: Mbetëm gjallë, do të japim jetën për të dërguar Juven në finale

Futboll

Gatti: Mbetëm gjallë, do të japim jetën për të dërguar Juven në finale

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:42
Juventusi

Mbetëm gjallë, do të japim jetën për të dërguar Juven në finale”

Goli i Federico Gattit në minutën e shtatë shtesë, evitoi humbjen e Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Europa League.

Qendërmbrojtësi italian erdhi nga stoli dhe me kokë shënoi golin e barazimit 1-1. Rezultat që mban të hapur llogaritë e kualifikimit në finale.

24-vjeçari foli pas ndeshjes ndaj rekordmenëve të këtij kompeticioni, ku ndër të tjera tha: “Do të japim jetën në ndeshjen e kthimit.

Na pret një duel i zjarrtë dhe i vështirë, duhet të luftojmë për çdo top për të siguruar kualifikimin në finale. 

Jemi gjallë, por duhet të jemi gati për takimin në Spanjë.

Na pret një sfidë e rëndësishme në fundjavë, ndërkohë që të enjten do të luajmë ndeshjen e sezonit”.

Sevilla-Juventus do të luhet të enjten e 18 majit në “Ramon Sanchez Pizjuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat