Presidenti i Sevillës: Arbitri la të luhej një minutë më shumë

Futboll

Presidenti i Sevillës: Arbitri la të luhej një minutë më shumë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 19:52
Jose Castro

Jose Castro, presidenti i Sevillas, e vlerësoi si një paraqitje të shkëlqyer lojën e andaluzianëve në transfertën e Juventusit, sfidë e vlefshme për ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League.

Në një prononcim për mediet, Castro theksoi se sipas tij nuk ishte faji i lojtarëve për golin e pësuar në fund të ndeshjes, por ia adreson atë arbitrit.

“Ne duhet ta marrim rezultatin si të mirëqenë.

Mund të kishim shkuar në shtëpi me një rezultat më të mire, por pa asnjë arsye arbitri lejoi një minutë më shumë pas shtesës.

Megjithatë, unë preferoj të flas për lojën e mirë, imazhin e mirë që ka dhënë skuadra këtu kundër një Juve që ka pasur pak shanse“-tha kreu i Sevillës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat