Shkëlqyen shqiptarët si titullarë me fanellën e Legias së Varshavës

Futboll

Shkëlqyen shqiptarët si titullarë me fanellën e Legias së Varshavës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 23:29
Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, u aktivizuan titullarë në triumfin 5:1 që Legia e Varshavës arriti në shtëpi ndaj Jagiellonia-s.

Të dy ish-futbollistët e Tiranës, regjistruan një paraqitje dinjitoze, duke e justifikuar maksimalisht besimin e trajnerit.

  Muçi arriti të shënonte në minutën e 48-të golin e dytë të Legias, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ndërkohë që Celhaka, qëndroi në fushë gjithë takimit, sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 81-të, duke i lënë vendin Kramerit.  

Për sa i përket notave, faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, e ka vleruar me notën 7.1 Celhakën dhe me notën 8 Ernest Muçin.

Për sa i përket statistikave, Celhaka regjistroi 93% të pasimeve të sakta, ndërsa Muçi 84 %.

Mesfushori e preku topin 74 herë, ndërsa Muçi 56 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat